Një 41-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pasi ka shkaktuar trazira në një shtëpi publike në qendër të Volosit.
Ai akuzohet për tentativë përdhunimi dhe dëmtim të pronës së huaj.
Sipas informacioneve, shqiptari pasi ka hyrë në shtëpinë publike, ka kërkuar shërbime seksuale të cilat punonjësja nuk ka pranuar t’ia japë, ndërsa ka nisur të hedhë sende dhe të shkaktojë dëme duke sharë dhe kërcënuar punonjësen.
Të bërtiturat e gruas shkaktuan trazira në qendër të Volosit dhe banorët e zonës thirrën menjëherë policinë.
Pas arrestimit i pandehuri nuk i është bindur policisë ndërsa gruaja është thirrur për të dëshmuar. Ajo thuhet se raportoi se burri u përpoq ta përdhunonte.
41-vjeçari do të dërgohet në prokurorinë kompetente./telegrami.co