Portugalia e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Portugezët triumfuan 2:1 ndaj Çekisë në minutat shtesë.
Çekët kaluan të parët në epërsi me Provod i cili realizoi gol të bukur në minutën e 62-të të takimit.
Shtatë minuta më vonë, Hranac shënoi autogol aksidental për ta barazuar rezultatin.
Diogo Jota shënoi në minutën e 87-të, megjithatë goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, në minutën e dytë shtesë, Francisco Conceicao realizoi për t’ia dhënë fitoren kombit të tij.
Me këtë fitore, Portugalia tani ka tri pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Turqia që i prin grupit F.
Çekia gjendet e treta pa pikë, njëjtë sikur Gjeorgjia që e mbyll grupin.