Politika pengesa më e egër e Ballkanit Perëndimor për integrim në BE

Ballkani si pjesë e Evropës përbëhet nga politikat nacionaliste jo vetëm ndërshtetërore, por edhe  brenda çdo shtetit, ku Secili shtet ballkanik ka brenda vetes entitete të shtypura  politike nga aspekti i  mohimit të drejtave të njeriut dhe refleksioni i parë që e dallon dallimin është varfëria ekonomike.

Shembulli më i mirë për ta parë këtë dallim me dekada, ka qenë Kosova me shqiptarët e ndarë në ish Maqedoni tani (Maqedonia Veriore), Kosova, shqiptarët në Malin e Zi, shqiptarët Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Politika e spastrimit  etnik nga ish Jugosllavia, synonte dëbimin  institucional të shqiptarëve nga të gjitha këto entitete duke nënshkruar kontrata  me shtetet e Evropës për t’i punësuar shqiptarët në të gjithë Evropën.

Ky nacionalizëm, shprehet akoma në të gjithë Balkanin, por  Ballkani Perëndimor,  duket akoma si delja e zezë për shkak të pranisë  së shqiptarëve që po faktorizohen  si  popull  pa të cilin nuk mund të zgjidhet asnjë problem nacional në Ballkan.

Gërxhaliu: “Qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor e dëshirojnë integrimin dhe bashkëpunimin rajonal, është pngesa  kryesore e këtij procesi”,thotë ish Kryetgari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe eksperti për ekonomi Safet Gërxhaiu, i cili  duke analizuar pengesat integruese në BE thotë:

“Integrimi në familjen evropiane nuk ka alternativ dhe dialogu i bazuar në barazi dhe partneritet me shtetet evropiane duhet të jetë mekanizëm që i përshpejton këto procese për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Raporti i Barometrit Ballkanik 2024 ka sjellë në pah përceptimet e 6,000 qytetarëve dhe 1,200 liderëve të biznesit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar një dëshirë të fortë për bashkëpunim rajonal dhe integrim në BE, pavarësisht sfidave që politika shpesh u sjellë këtyre proceseve. Ja disa nga gjetjet kryesore:

Bashkëpunimi Rajonal, në vitin 2024, ka një mbështetje të  një niveli historik prej 82%, një rritje nga 76% sa ishte në vitin 2023.

Qytetarët po dëshmojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e unitetit për të kapërcyer ndasitë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për rajonin.

Integrimi në BE, edhe pse mbështetja për anëtarësimin në BE ka rënë pak në 2024 (54%, qytetarët ende besojnë se integrimi do të sjellë përfitime ekonomike.

Ky qëndrim është më i ulët krahasuar me vitin 2023, kur 59% e qytetarëve e mbështetën këtë ide”,thotë ai dhe shton.

Cilat janë Shqetësimet Ekonomike?

“Inflacioni është bërë shqetësimi kryesor në 2024, me 64% të të anketuarve që ndjejnë ndikimin e rritjes së çmimeve, ndërsa papunësia bie nga fokusi i vitit 2023.

Ndërsa në 2023, shqetësimet për papunësinë ishin më të larta, fokusi tani është zhvendosur tek korrupsioni dhe rritja e çmimeve.

Rënia e Optimizmit Ekonomik:

Vetëm 37% e qytetarëve në 2024 presin një përmirësim ekonomik gjatë vitit të ardhshëm, krahasuar me 42% në 2023. Ky ndryshim tregon një shqetësim në rritje për stagnimin ekonomik dhe sfidat e vazhdueshme.

Raporti i këtij viti na tregon një tendencë të qartë: Qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor janë të etur për një bashkëpunim dhe integrim më të madh, por janë të vetëdijshëm për pengesat që sjell politika dhe sfidat ekonomike. Tani është koha për t’i dëgjuar dhe për të vepruar në favor të këtij uniteti të dëshiruar!.

Anti evropeizmi në Ballkanin Perëndimor, anti amerikanizmi në Evropë, dhe de dollarizimi në vendet e BRIKS-it janë më tepër të prira nga politika se sa nga vullneti i qytetarëve dhe bizneseve.

Në Ballkanin Perëndimor po promovohen politika majtiste dhe nacionaliste të cilat me çdo kusht luftojnë për pushtet por raporti në fjalë dëshmon se qytetarët dhe komuniteti i biznesit mendon dhe vepron ndryshe.

Politika e qeverive të Ballkanit Perëndimor duhet tē jenë të orientuara në barazi politike, zhvillim ekonomik, stabilitet social, integrime, digjitalizim , edukim , diplomaci e jo në destruktivitet politikë që Ballkanin Perëndimor e kanë shndërruar në shtete për të ikur dhe jo në shtete të perspektivës së zhvillimit.

Nuk jetohet nga prodhimi i historisë dhe nacionalizmit nga e kaluara, por nga perspektiva dhe besimi në të ardhmen./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews