Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, dy cigare elektrike, dy maska dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara, gjatë një kontrolli sigurie që ka kryer nëpër shkolla në Komunën e Vushtrrisë.
Policia ka bërë me dije se janë kontrolluar mbi 3 mijë e 400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.
Për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”.
“Gjatë kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, dy (2) cigare elektrike, dy (2) maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”. Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave, në parandalim dhe ofrimin të sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftim.