Pas nje pune te shkurte dhe intensive policia ka arritur te identifikoje dhe arrestoje nje nga dy te dyshuarit e një grabitje në një fshat të Vushtrrisë, te nje pike karburantesh. “Më datë 01.06.2024, rreth orës 03:10, policia në Vushtrri ishte njoftuar se në një fshat të Vushtrrisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, persona të maskuar kishin hyrë në një pompë derivatesh dhe nën kanosje të armëve të ftohta, kishin marrë paratë nga shitja ditore e gjithashtu njërit punëtor të pompës i kishin marrë edhe kuletën e tij personale. Pasi është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu, kanë filluar me hetime intensive për zbulimin e këtij rasti”, bëhet e ditur në njoftim.
Në lidhje me personin e dytë të dyshuar, hetuesit kanë shkuar në vendbanimin e tij mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpi.
“Hetuesit vazhdojnë me veprime hetimore për gjetjen e vend ndodhjes dhe lokalizimin e tij, gjithashtu edhe për hetimin dhe identifikimin e personave tjerë të cilët kanë marrë pjesë në bashkëkryerje të veprës penale”.