Policia e Kosovës ka njoftuar se me ndihmën e Inspektoratit Farmaceutik ka sekuestruar barna në një barnatore të Prizrenit.
Sipas policisë, barnat ishin pa banderola, shkruan Telegrami.
Më tej, bëhet e ditur se me këtë rast janë konfiskuar 84 artikuj me gjithsej 266 paketime të ndryshime medicinale.
Derisa barnat kanë qenë me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
“Rr. Sheh Emini, Prizren 27.05.2024 – NN. Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.