Sot me urdhër të SPAK-ut është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Ai u prangos nga agjentët policorë teksa po udhëtonte me veturën e tij.
E lidhur me rastin janë deklaruar Policia e Shtetit.
Me anë të një njoftimi, organet e rendit bënë të ditur se atyre iu imponua përdorimi i forcës.
“Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftim.
Ish-kreu i shtetit shqiptar, akuzohet për tri vepra penale të korrupsionit dhe mosdeklarim të pasurisë.