Policia bastis në dy vende në veri dhe gjen armë

Policia e Kosovës po zhvillon bastisje në veri të vendit, ku janë gjetur edhe armë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të japë shumë detaje deri në verifikimin e tyre.

“Ka gjetje të armëve, por për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”, tha Elshani.

Një aksion i ngjashëm ka përfunduar edhe dje në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, ku të dyshuarit i janë gjetur granata dore e armë të tjera.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi për këtë rast dje, duke theksuar angazhimin e suksesshëm të policisë në luftën kundër kriminalitetit dhe largimit të mbetjeve kriminale të Serbisë në vend.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, deklaroi Sveçla. /Telegrami/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews