Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, u kap me armë pa leje në veturë zyrtare

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, i arrestuari është R.K, 56-vjeçar, te i cili pas kontrollimit iu gjet një pistoletë në veturën me tabela zyrtare.  Gjithashtu, pas kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur një pushkë, të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse.

Lajmin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional I cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare. Gjatë kontrollit të dyshimtit I është gjet një armë zjarri -pistolet Glock me dhjet fishek. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjet nje pushkë. Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, pas intervistimit të dyshimtit me vendim të prokurorit I dyshuari (R.K. 56 vjeçar) është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do ngritet kallëzim penal për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”, tha Bytyqi

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews