Pas largimit nga Chelsea, trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino duket se ka gjetur aventurë të re.
Sipas raportimeve, Pochettino duket se ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Detajet janë drejt finalizimit, derisa zyrtarizimi i tij mbetet vetëm çështje kohe.
Amerikanët kishin ëndërruar gjithashtu një lëvizje të Jurgen Klopp, mirëpo gjermani hodhi poshtë çdo mundësi të mundshme.
E tash, pas emërimit të Pochettinos, argjentinasi do ta përgatisë ekipin për Kampionatin Botëror, në të cilin Amerika do të jetë nikoqire.