Është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një tjetër me armë zjarri.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Si dëshmi materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 24 copë fishekë”, thuhet në raport.