Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Lituanisë dhe Kosovës.
Rezultati pas 45 minutave është 0:1 për dardanët.
Edon Zhegrova shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 20-të, pas një asisti nga Muslija.
Një gol iu anulua nga VAR-i Lituanisë për pozitë jashtë loje, teksa vendasit patën iniciativën pas disavantazhit.