Vedat Muriqi ishte një nga më meritoreët e barazimit të Mallorcas ndaj Real Madridit.
Sulmuesi kosovar i shënoi madrilenëve në minutën e 53-të, për t’i ndalur ata me një barazim në ndeshjen hapëse të LaLigas.
Përveç këtij goli, ai pati paraqitje të jashtëzakonshme gjatë gjithë takimit.
E falë kësaj forme, Vedat Muriqi u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
Një ditë më pas, ai ka bërë jehonë në mediat spanjolle, duke e çuar në pierdestal emrin e tij.
“Muriqi i vendos kufijtë Real Madridit”, ishte titulli i gazetës spanjolle “Marca”.
Ndryshe, në xhiron e ardhshme Mallorca e Vedat Muriqit do të ketë përballe Osasunan.