Personaliteti bazuar në ditën e javës që keni lindur

Përpos datës kur ju keni lindur, besohet se edhe dita e javës përbën një përqindje të personalitetit tuaj nga praktikat e vjetra spirituale. Kjo sepse në të kaluarën secila ditë është ndërlidhur me një planet korrespodent nga sistemi jonë solar.

Pra besohet se njerëzit të cilët kanë lindur:

Të dielën – kanë tipare të diellit! Janë tipa të hareshëm dhe ju pëlqejnë udhëtimet, festivalet apo thjeshtë momentet që krijohen me njerëz të dashur përreth. Megjithatë kanë tendenca të jenë tipa arrogant dhe me raste egoist. Pra, ana e errët e kësaj dite ka të bëjë me një sjellje fëmijërore. Pjesa tjetër janë thjeshtë njerëz të talentuar dhe interesant.

Të hënën – njerëz të udhëhequr nga hëna! Ata që kanë lindur në këtë ditë janë të butë dhe të kujdesshëm. Njerëz të dashur dhe empatik, tipa që ngjasojnë me nëna. Megjithatë dijnë të ngulfatin njerëzit përreth me kujdes dhe paranojë, ndërsa dëshira për të evituar konfliktet në marrëdhënie, i bën tipa të lehtë për  tu manipuluar.

Të martën – planeti i tyre është marsi. Këta janë njerëz të gjallë dhe aktiv. Kanë probleme me nervozë dhe mund të shpërthejnë lehtë. Megjithatë janë punëtor dhe të pathyeshëm në aspektet e tjera. Njerëzit e tjerë intimidohen nga energjia e tyre, meqë duken si tipa të thellë, mirëpo pasi të afrohen me njerëz kuptohet që janë thjeshtë më sentimental dhe e mbrojnë vetën.

Të mërkurën – si vet emri udhëhiqen nga mërkuri. Këta janë tipa inteligjent dhe të arsyeshëm. Janë intelektualët e kësaj bote dhe kanë një kuriozitet të pashtershëm. Një rreth i mirë shoqëror dhe familjarë që janë të gatshëm të hynë në botën e këtyre njerëzve, janë esencial për zhvillimin e tyre emocional. Këta janë tipa analitik mirëpo kanë edhe humor të mirë.

Të enjtën – miq të jupiterit. Kush ka lindur në këtë ditë ka shumë fat. Janë njerëz me personalitete të mëdha, madje disa prej tyre kanë edhe tipare fizike më të mëdha se të tjerëve. Janë optimist, energjetik dhe eksplorues. Ju pëlqejnë gjërat e reja dhe kryesisht nuk kanë frikë. Njerëzit e tjerë i mendojnë këta tipa si mësues të jetës, filozofë ose shaman.

Të premtën – janë të shoqëruar nga planeti i venerës. Këta janë njerëz që e duan jetën luksoze dhe gjërat e bukura në jetë. Ju pëlqejnë materialet e buta dhe të shtrenjta të rrobave, ushqimet më të mira dhe çdo gjë tjetër çka mund të ofroj kjo jetë. Këta njerëz bëjnë çmos për të qenë të suksesshëm financiarisht sepse kanë dëshirë ti plotësojnë vetës çdo dëshirë që e kanë. Janë tipa tekanjoz.

Të shtunën – jeni të udhëhequr nga saturni. Këta janë njerëz strikt dhe të disiplinuar. Zakonisht kanë një jetë më të vështirë, gjë që i bënë të marrin përgjegjësi më herët për vetën sesa të tjerat. Dijnë të duan dhe kujdesen thellësisht, mirëpo në shikim të parë mund të duken si tiranë. Kanë sukses më vonë dhe sa më shumë plaken aq më mirë duken.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews