​Përfundon protesta në Shkup, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve protestuan sot në Shkup kundër arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një flet-arrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

Mevludin Bajrami, veteran i luftës, ka dënuar arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, dhe dërgimin e tij në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe gjykata vendore, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm.

Veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të lëshuar nga regjimi i Aleksandar Vuçiq dhe mospërsëritjen e veprimeve të autoriteteve policore dhe gjyqësore nën diktatin e Serbisë. /AlsatMk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews