Një shtëpi në fshatin Terstenik të Vitisë është përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit 24 orësh dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma.
Derisa thuhet se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Është raportuar se është përfshi nga zjarri një shtëpi e cila dyshohet se është shkaktuar nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore, një ekip i KEDS-it eksperti i zjarreve si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet tutje.