Ekipe të KOSTT kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese të tyre në Nënstacionin Vallaç në komunën e Zveçanit, ka njoftuar Arlind Manxhuka, sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi në rrjetin social thotë: “Qershor 2024 – Për herë të parë: Ekipe të KOSTT kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese të KOSTT në Nënstacionin Vallaç, i cili gjendet në komunën e Zveçanit.”
Postimin e Manxhukës e ka bërë “share” edhe deputeti Dimal Basha. Basha ka shkruar shkurtimisht “Vazhdojmë”