Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në afërsi të pompës së derivateve në Zveçan.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se si pasojë e shpërthimit kanë pasur dëme materiale disa vetura dhe në shtëpizën e pompës së benzinës.
“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveqanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pasur dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi”, tha ai.
Zëvendësdrejtori tha se ende nuk dihen shkaktarët e këtij shpërthimi.
“Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive ndërsa rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, shtoi Elshani. /TelegramNews/