Një zyrtar i Kuvendit Komunal në Zveçan ka raportuar në Polici se dikush i ka vendosur mbishkrim kërcënues në veturën e tij.
Sipas njoftimit, Policia është duke e hetuar rastin, përcjell TelegramNews.
“Rr. Brigada 141, Mitrovicë 16.09.2024 – 10:20. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, person- a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raport.