Peci viziton familjen që përfitoi grant prej 90 mijë euro: Gjatë qeverisjes tonë ka mbizotëruar dinjiteti

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot ka vizituar një familje nga fshati Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë eurove.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fermerët e kësaj komune përgjatë Qeverisjes së tanishme gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve.

“Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë”, tha ai.

Po ashtu ministri shtoi se gjatë kësaj qeverisje ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit dhe meritokracia.

“Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë”, theksoi Peci. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews