Peci e padit gazetarin pas komenteve për punësimin e motrës së Gashanit në Ministri

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, do ta padis sërish gazetarin Lirim Mehmetaj, pasi ky i fundit ka shkruar në Facebook martën se punësimët familjare janë një aspekt i vogël, siç e quan ai “kriminel”, Faton Pecin.

Gjithçka rrjedhi, pasi eksperti i sigurisë, Burim Ramadani e pyeti zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Blerim Gashanin nëse e ka ndonjë familjar të punësuar në ministrinë e drejtuar nga Peci.

Gashani e pranoi që motra e tij është zyrtare e arkivës në Ministrinë e Bujqësisë, pastaj Faton Peci tha se “nuk e di asgjë për këtë”. Punësimi u zbulua.

Pas kësaj, erdhi reagimi i gazetarit Mehmetaj, duke iu bashkuar videon e emisionit ku ishin të ftuar Peci e Gashani, këta të dy i cilësoi si “profitera”, dhe “hajna”.

“O more profitera, more hajna. Po nejse, punesimet familjare jane vec nje aspekt krejt i vockel kriminal i kriminelit Faton Peci”, ka shkruar Mehmetaj.

Ky postim i Mehmetajt, ka bërë që Faton Peci të reagojë ndaj tij, duke e quajtur gazetarin Mehmetaj si “të tërbuar”.

Madje, tha se ai do të përballet me gjykatën, duke mohuar që ndonjë familjar i tij është i punësuar.

“I tërbuari Lirim M. Do përballët me padinë e dytë! Ai (dhe cilido në këtë vend) para gjykatës le ta tregojë se kush janë familjarët e mi të punësuar në institucione para dhe pas marrjes së detyrës sime si Ministër! Nëse dikush ka predispozitë dhe simptoma për të qenë kriminel me përmasa rajonale prej daktilografi, ai është i tërbuari Lirim M”, ka shkruar Peci.

Menjëherë, ka ardhur reagimi i Mehmetajt pasi Peci njoftoi padinë për të. Sipas Mehmetajt, rasti i punësimit së familjares së Gashanit në ministrinë e drejtur nga Peci është rast i pastër i punësimit familjar.

“Mbrëmë ishin në emisionin Pressing Faton Peci dhe zëvendës-ministri nga lista GUXO, Blerim Gashani. Aty, ata e pranuan se pikërisht në ministrinë që e udhëheqë Peci është punësuar motra e Gashanit. Pra, rast i pastër i punësimit familjar, ushtrimit të ndikimit që ta punësojnë motrën në ministri. Unë normalisht që e shpërndava këtë vepër kriminale, ku shteti shfrytëzohet për akomodime familjare. Më paska paditë Peci tash mua. E pse o kriminel? Padi për çka”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook, të mërkurën.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews