Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbaj ‘‘Turneun e Ndryshimit’’ në Vjenë të Austrisë, nga ora 18:00.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se ky tubim, do të mbahet në Linzer Strasse 429,1140 Wien.
I pari i LDK-së Lumir Abdixhiku gjatë tubimit të mbajtur në Zvicër të dielën e kaluar, kishte deklaruar se ‘’Turneu i Ndryshimit mori mbështetje edhe në Mërgatë’’.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë të Vjenës,
Pas mbështetjes së jashtëzakonshme nga bashkatdhetarët tanë në Olten të Zvicrrës, “Turneu i Ndryshimit”, sot më 7 dhjetor, nga ora 18:00, organizohet edhe në Vjenë të Austrisë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, shpalosë programin “Rruga e Re”, i cili ofron zgjidhje për Kosovën siç e duam të gjithë.
Prandaj, ejani dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!
BËHU NDRYSHIMI!