Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Grupi parlamentar i partisë katalunase ‘Junts’ ka paraqitur një nismë për t’i propozuar qeverisë spanjolle njohjen e Kosovës si shtet sovran.

Kjo nismë e cila do të debatohet dhe votohet nesër në parlament, argumenton se Kosova është një shtet ligjor dhe demokratik me 1.7 milion banorë, i njohur nga mbi 100 vende, përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

Sipas Europapress.es, në këtë nismë Junts kujton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010, që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Refuzimi i Spanjës për njohjen e Kosovës, sipas Junts, pengon përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE dhe destabilizon rajonin në një kohë të tensionuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Junts thekson se është e papranueshme që Spanja ndjek të njëjtën strategji si Rusia, Kina dhe Bjellorusia me mosnjohjen e Kosovës. Ata vënë në dukje se Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën dhe njeh pasaportat kosovare që nga janari.

Propozimi i Junts kërkon që parlamenti të nxisë Qeverinë spanjolle të njohë menjëherë Republikën e Kosovës si shtet sovran.

Gazeta madrilene “La Razon” raporton se Kosova ka arritur të marrë njohje nga 96 vende deri tani, por ende nuk ka marrë përkrahjen e pesë anëtarëve të BE-së: Spanjës, Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Spanja, deri më tani, ka mbajtur qëndrimin e mosnjohjes së Kosovës, megjithatë ekziston mundësia për ndryshime në politikën e saj të jashtme.

Junts, një parti katalonase, po tenton të ndryshojë këtë qëndrim, duke u bazuar në ndryshimet e mëparshme të politikës së jashtme të Spanjës, siç ka ndodhur në lidhje me Marokun.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “El Pais”, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës nga Spanja, duke argumentuar se Kosova dhe Katalonia janë raste të ndryshme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews