Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, vranësira parashihen rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë”, thuhet në njoftim.