Panathinaikos u kualifikuan për në finalen e Euroligës pasi mposhti Fenerbahçen me rezultat 73:57.
Panathinaikos e hapi ndeshjen shumë më mirë, por skuadra turke u zgjua para se të pushonte, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 38:36 për skuadrën greke.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht Panathinaikos.
Më i miri në radhët e Panathinaikos ishte Lessort, i cili realizoi një ecuri “double-double” prej 17 pikësh dhe 10 kërcimesh.
Panathinaikos do të luajë në finalen e Euroligës kundër fituesit të gjysmëfinales së dytë mes Real Madridit dhe Olympiacos.