Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar se është e pafalshme që Kosova nuk ka as edhe një helikopter për nevojat emergjente të vendit.
Pacolli në një postim në Facebook tha sa nevojë kishte vendi tani për shuarjen e zjarreve.
“Dua në këtë kontekst të përmend gjithë angazhimin tonë (puna e ish zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, nga AKR, Ismet Ibishi) në përgatitjen dhe përmbushjen e formaliteteve për blerjen e 3 helikopterëve, që për shkak të mungesës së fuqisë politike fatkeqësisht nuk u realizua”, tha ai.