Reperi më famë botërore, P.Diddy, ka shitur aksionet në kompaninë mediatike “Revolt”, të cilin e pati themeluar vetë.
Kjo do të thotë se ai nuk është më drejtor dhe nuk është më në bord.
“100 për qind të pjesës së tij të aksioneve janë shitur. Ai nuk është më drejtor, nuk është më në bord. Ai nuk ka më aksione, nuk ka më kapital në Revolt. Ne totalisht kemi ndarë çdo rrugë të përbashkët që kishim dhe nuk kemi më partneritet me njëri tjetrin”, ka thënë për Neë York Times, shefi ekzekutiv i kompanisë.
P.Diddy, në muajin nëntor të vitit 2023, pasi u padit, kishte dhënë dorëheqje nga bordi i kompanisë.