Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake.
Në një fjalim televiziv të paparalajmëruar natën vonë me kohën lokale, ai ka theksuar se masa është e nevojshme për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët anti-shtetëror, raporton BBC.
Yoon ka potencuar gjithashtu se vendimi ishte marrë për të hequr forcat pro-Korea e Veriut nga vendi dhe për të mbrojtur rendin kushtetues liberal.
Ai ka shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohej ligjit ushtarak, por nuk ka bërë të ditur se cilat masa specifike do të merren.
Çfarë është gjendja e jashtëzakonshme ushtarake?
Shkurtimisht, gjendja e jashtëzakonshme ushtarake është një rregull i përkohshëm nga autoritetet ushtarake në një kohë emergjence, kur autoritetet civile konsiderohen të paaftë për të funksionuar.
Zbatimi i saj mund të ketë ndikime ligjore, të tilla si pezullimi i të drejtave normale civile dhe zgjerimi i ligjit ushtarak.
Kjo në teori është e përkohshme, por mund të vazhdojë pafundësisht.