Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e dorëhequr të Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër.
Kallas do të zëvendësojë Josep Borell si shefe e diplomacisë evropiane në të ardhmen.
Presidentja Osmani ka shkruar në Twitter: “Gjithmonë kënaqësi biseda me kryeministren Kaja Kallas, këtë herë përgjatë Samitit EPC. Paqja dhe siguria e kontinentit evropian kërkojnë lidership të fuqishëm dhe të gatshëm, gjë që Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme.”
Always a pleasure to talk to Prime Minister @kajakallas, this time during the #EPCSummit.
Peace and security on the European continent require bold & steady leadership, which PM Kallas has so exceptionally demonstrated. 🇽🇰🇪🇪 pic.twitter.com/mzuhYizRLB
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 19, 2024