Osmani takohet me Macronin, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje nga takimi i djeshëm me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani zbuloi se me Macronin ka diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka shkruar e para e shtetit të Kosovës.

Takimi i dy presidentëve u bë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili u mbajt në Britani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews