Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Estonisë dhe shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gjatë Samitit të NATO-s në Washington të SHBA-së.
Ajo gjithashtu ka pasur një takim me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Osmani ka shprehur se gjatë këtyre takimeve ka biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave që qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike.