Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Francë, shkruan Telegram News.
Përmes një postimi në Facebook, presidentja ka bërë të ditur se është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo për Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Osmani ka theksuar se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim.
“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Osmani.