Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga një vizitë në QKUK me nënën e saj dhe motrat.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka publikuar një foto pas kryerjes së mamografisë.
“Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!” – ka shkruar presidentja.