Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot në Paris është takuar me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.
Osmani tha se përgjatë këtij takimi u diskutua për fuqizimin dhe mbështejen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Derisa theksoi se bashkimi i forcave dhe zërave për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën e përbashkët për drejtësi.
“ Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa. Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”, tha Osmani, transmeton TelegramNews.