Osmani bëri homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe busti i Kadri Zekës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë sot homazhe në Dubovik në nderim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës.

Në njoftimin nga Presidenca thuhet se me këtë rast presidentja Osmani deklaroi se vrasja e tyre ishte një përpjekje për t`i shuar këta zëra të fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare:

“Sot, sikurse çdo vit, në Dubovik për t’i nderuar patriotët Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët 43 vjet më parë, së bashku me Kadri Zekën, u vranë pabesisht në një atentat në Gjermani. Vrasja e tyre ishte një përpjekje për t`i shuar këta zëra të fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare. Por, historia e ka dëshmuar se e vërteta dhe idealet nuk mund të vriten asnjëherë”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës!”, citohet të ketë thënë Osmani.

Osmani bëri homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe busti i Kadri Zekës.

17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews