Ambasadori Michael Davenport, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ka vlerësuar kontributin e Shkumbin Ahmetxhekajt si drejtor i përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe ka shprehur mbështetjen e OSBE-së për punën e tij.
Ai ka shtuar se pres që bordi i RTK-së të zgjedhë një pasardhës me meritë, i cili do të vazhdojë reformat në RTK dhe do të ndihmojë në pavarësinë financiare dhe editoriale të këtij transmetuesi publik.