Operacion i rrallë mbi 13-orësh është kryer për herë të parë në QKUK

Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, ku ndër tjera thuhet se ky operacion është kryer te një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.

Sipas njoftimit, ky operacion është kryer në nofullën e poshtme.

“Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë. Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar. Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as edhe ne disa vende të rajonit.

“Katër nga kirurgët Maksillofacial janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap në Achen dhe Bochum të Gjermanisë. Intervenime të tilla pritet të kryhen në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë . Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi. Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike”, thuhet tutje./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews