Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka reaguar pas incidentit ku ish-presidenti Donald Trump, u qëllua me armë.
Obama tha se nuk ka absolutisht vend për dhunë në politikën dhe demokracinë amerikane.
“Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha Obama.
Është konfirmuar se sulmuesi i Trumpit është vrarë, e po ashtu i vdekur ka mbetur edhe një nga mbështetësit e Trumpit.