Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, priti në takim Shukrije Ahmeti, nënën e 7-vjeçarit Leutrim, i vrarë nga forcat serbe.
Nura e cilësoi Shukrijen si një grua të fortë dhe krenare për kontributin e familjes së saj në luftën për lirinë e Kosovës.
Familja Ahmeti i dorëzoi mirënjohje kryetarit Nura. Shtatorja e Leutrimit u përurua në Skenderaj këtë qershor.
“Kënaqësi të mirëpresim bashkë me nënkryetarin Lushtaku, nënën Shukrije Ahmeti me dy djemtë Bahriu dhe Bedriu – bashkëshortja e heroit Malush Ahmeti e nëna e Leotrimit, një grua me zemër të madhe që është sfiduar me shumë ngjarje të rënda të jetës, por që ndihet krenare që i dha lirisë së Kosovës dy njerëzit e saj më të dashur!”, ka thënë Nura.