Një zyrtar nga Ministria e Jashtme Britanike që punon në luftën kundër terrorizmit ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste kundër shitjes së armëve në Izrael, duke paralajmëruar se qeveria britanike mund të ishte bashkëpunëtore në krimet e luftës.
Mark Smith, i cili ishte vendosur në Ambasadën Britanike në Dublin, tha se ai kishte shprehur shqetësimin “në të gjitha nivelet” në ministrinë e jashtme. Ministria nuk pranoi të komentojë çështjen, duke theksuar se ishte e angazhuar për respektimin e ligjit ndërkombëtar.
E-mail me dorëheqje, iu dërgua qindra zyrtarëve qeveritarë, personaliteteve të ambasadave dhe këshilltarëve specialë të ministrit të jashtëm.