Policia e Kosovës ka njoftuar se një nëntë vjeçar është zhdukur në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rastin në Polici e ka raportuar nëna e tij.
“Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 30.07.2024 – 00:15. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj nëntë vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.