Një i vdekur nga shpërthimi i cisternës në Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e shpërthimit të një cisterne afër një pompe benzine sot në Pejë, shkruan Telegram News.

Vdekjen e personit e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.

Ndërkaq rastin e shpërthimit për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews