Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici, se nusja e djalit të saj e ka sulmuar atë fizikisht.
Si pasojë ajo ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.