Një i burgosur 20 vjeçar dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy të tjerë në burgun e Dubravës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Telegram News ka thënë se rasti në fjalë ka ndodhur javën e kaluar, por u raportua pas disa dite.
“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërkuar që të kryhet ekzaminimi mjekësor. Jemi në pritje të raportit për të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, ka thënë Nikçi.
Ai tha se rasti është iniciuar si vepër penale “Dhunim”.