Rusia paralajmëron kundërpërgjigje, nëse SHBA-ja vendos raketa në Japoni

Rusia tha të mërkurën se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa në Japoni, ky veprim do ta rrezikonte sigurinë ruse dhe do ta shtynte Moskën që të hakmerret.

Agjencia japoneze e lajmeve, “Kyodo”, raportoi të dielën se Japonia dhe Shtetet e Bashkuara synojnë që të përpilojnë një plan të përbashkët ushtarak për një urgjencë të mundshme rreth Tajvanit ku do të përfshihej dislokimi i raketave, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kyodo” citoi burime të paidentifikuara amerikane e japoneze të kenë thënë se sipas këtij plani, Shtetet e Bashkuara do të dislokonin njësite raketore në Ishujt Nansei, në prefekturat Kagoshima dhe Okinawa, si dhe në Filipine.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e akuzoi Japoninë për përshkallëzim të situatës përreth Tajvanit për ta justifikuar zgjerimin e lidhjeve ushtarake me Uashingtonin.

“Ne e kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur palën japoneze se nëse, si rezultat i një bashkëpunimi të tillë, raketat amerikane me rreze të mesme veprimi shfaqen në territorin e Japonisë, kjo do të paraqesë rrezik real ndaj sigurisë së vendit tonë dhe ne do të detyrohemi që të bëjmë hapa të nevojshëm e të duhur për ta fuqizuar kapacitetin tonë mbrojtës” – tha ajo.

Zakharova shtoi se Tokioja mund të marrë një ide se çfarë do të përmbanin hapat e tillë duke e lexuar doktrinën e përditësuar bërthamore të Rusisë, e publikuar javën e kaluar, në të cilën është zgjeruar lista e skenarëve nën të cilët Moska do ta shqyrtonte përdorimin e armëve bërthamore.

Të hënën, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se vendi i tij do ta shqyrtonte dislokimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme në Azi, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa të tilla në kontinentin më të madh në botë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews