Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për dhunën kundër KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.D. për veprat penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri M.D., më 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka përdorur dhunë, armë dhe mjete të forta për të sulmuar dhe kërcënuar ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Këto sulme kanë rezultuar në lëndime trupore dhe dëme materiale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit M.D, për shkak të kryerjes së veprave penale: “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 6 lidhur me par 2 dhe nenin 31 të KPRK-s, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas sigurimit dhe analizimit të provave personale dhe materiale, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri M.D, më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale.

Po ashtu, prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas ligjit, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews