Nënshkruhet marrëveshje prej 60 milionë euro për projektin e energjisë solare

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare I (Solar4Kosovo).

Në njoftimin e postuar në Facebook nga Ministria e Financave thuhet se ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit.

“Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e projektit është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews