Në ditën e përvjetorit të vrasjes së Leotrim Ahmetit, nëna e tij ka qenë e pranishme në përurimin e shtatores së djalit të saj në Skënderaj.
Në fjalën e saj, ajo i falënderoi të gjithë të pranishmit, përfshirë skulptorin që kishte punuar këtë vepër të rëndësishme.