Në QKUK pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë, pritet të mbahet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se seanca pritet të mbahet në orën 14:00.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Prishtinë- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e 1 shtatorit në mes familjeve Sekiraqa dhe Gashi (të njohur si Capat), ku një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.

Kryeprokurori Gashi ka thënë se janë marrë disa kamera tek rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.

“Mbi bazën e tyre (video-incizimeve) jemi duke bërë përpjekje për të identifikuar që nëse personat që ne i kemi të ndaluar janë duke vrapuar në këtë rast apo është edhe ndonjë person tjetër që ne nuk e kemi brenda të arrestuar”, u shpreh Gashi.

Kryeprokurori i Prishtinës shtoi se janë në fazën fillestare të hetimeve, teksa tha se në momentin që do të identifikohet ndonjë person tjetër i përfshirë në rast do të ndërmerren veprime për arrestim.

“Pesë i kemi të identifikuar deri më tash dhe që të njëjtit janë të ndaluar”, tregoi ai.

Gashi, tha se nuk ka pasur bastisje të tjera, përveç bastsijeve që janë bërë mbrëmjen e të dielës. Këto bastisje, Kryeprokurori kishte konfirmuar një ditë më parë se janë kryer në 5-6 lokacione por që nuk ishte gjetur diçka, shkaku se sipas tij, të dyshuarit ishin të përgatitur.

Ndryshe, të hënën Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se rasti dyshohet se ndodhi shkaku i mosmarrëveshjeve që dy grupet kishin mes vete.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pesë të plagosurit janë në mbajtje.

Ndërsa, të pyetur nëse është shtuar numri i policëve në QKUK ku po trajtohen të dyshuarit, Policia nuk ka dhënë detaje por thekson se kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës me njësitë relevante policore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e saja si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në aspektin hetimor, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews