Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë.
Ai ka treguar se si pasojë e lëndimeve nesër në mëngjes do t’i nënshtrohet një operacioni aty ku edhe po trajtohet, në Klinikën Ortopedike në QKUK.
Berisha tregon se ai bashkë me shoferin Pellazg Jakupin kanë pësuar lëndime, që nuk janë shumë të mëdha.